"Studio Actualno Ballkani" "trazoi kosheren" e organizatave të maqedonizmit

28 януари 2026, 17:30 часа 393 прочитания 0 коментара

"Studioja Actualno Ballkani" që filloi në fund të tetorit 2025 dhe që atëherë qëllon të ndjekë ngjarjet aktuale, por edhe të vendosë tonin, duket se “trazoi kosheren” e organizatave dhe partive politike të lidhura me maqedonizmin. Shkak për këtë u bë episodi i fundit i emisionit me mysafir Ervis Taluri, zëvendëskryetar i Shoqatës për Miqësi Bullgaro-Shqiptare. Të flitet për bullgarë në Shqipëri duket se nuk i ka pëlqyer partisë maqedonase në Shqipëri dhe degës shqiptare të organizatës OMO "Ilinden" – të shpallur separatiste në Bullgari. Bëhet fjalë për Shoqatën Maqedonase “Ilinden – Tiranë”. Të dyja e quajnë emisionin tonë propagandues dhe sulmojnë mysafirin tonë duke mohuar origjinën e tij bullgare.

Ja një pjesë e pozicionit të “Ilinden – Tiranës”, të publikuar në sajtin maqedonas “Nova Makedonija”:

“Në emisionin propagandistik “Studio Actualno Ballkani”, Ervis Taluri, përfaqësues i të ashtuquajturës Shoqatë për Miqësi Bullgaro-Shqiptare, sulmon drejtpërdrejt Aleancën Maqedonase për Integrim Evropian dhe presidentin e saj. Këto emisione përfaqësojnë një vazhdim të politikës së gjatë të Bullgarisë për mohimin e kombit maqedonas dhe identitetit maqedonas. Ervis Taluri, i lindur dhe i rritur në Shqipëri, nga një baba shqiptar dhe një nënë maqedonase, pas një arsimimi të financuar dhe organizuar nga shteti bullgar nga shkolla e mesme deri në studimet e doktoraturës kthehet në Shqipëri si një "ekspert" për pakicën bullgare, me detyrën e mohimit të maqedonasve, sulmimin e partisë maqedonase dhe relativizimit e të së vërtetës. Një politikë e tillë, e cila përdor metoda nga shekulli i 19-të, është në kundërshtim me vlerat europiane dhe të drejtat themelore të njeriut", thotë Ilinden-Tiranë.

“26 janar 2026, Tiranë, Shqipëri – Partia e vetme maqedonase në Shqipëri – Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian reagoi me neveri dhe indinjatë ndaj emisionit të turpshëm propagandues antimakedonas “Studio Aktualno Ballkani” dhe pjesëmarrjes së Ervis Talulit”, theksojnë në pozicionin e tyre nga AMIE.

Partia i lejon vetes të vlerësojë si “një parodi” “teorinë bullgare”, sipas së cilës një bullgar mund të “prodhohet” nga martesa e një shqiptari me një maqedonase, duke folur për mysafirin tonë Ervis Taluri dhe duke pretenduar për "një sulm ndaj maqedonasve" në Shqipëri – gjë për të cilën kurrë nuk është folur në “Studio Actualno Ballkani”.

Студио Actualno Балкани "разбуни кошера" на организациите на македонизма

Cila është e vërteta?

Shteti bullgar kurrë nuk e ka penguar askënd qoftë në Shqipëri apo në Maqedoninë e Veriut, të vetdeklarohet si maqedonas, sepse kjo është e drejta e tij.

Gjithashtu si do të vetëdeklarohet Ervis Taluri varet vetëm dhe vetëm nga ai, dhe jo nga përpjekjet e “Ilinden – Tirans” dhe AMIE-s për të krijuar pema gjenealogjike.

Sa i përket metodave të shekullit të 19-të – vetëm mund të kujtojmë se jo gjatë gjithë shekullit të 19-të ka ekzistuar kombi maqedonas, pasi ai është krijuar pas Luftës së Dytë Botërore nga Kominterni.

A ka apo nuk ka bullgarë në Shqipëri - kjo çështje është mbyllur me njohjen e minoritetit bullgar atje në 2017 dhe me censin gjatë 2023-ës, kur në Shqipëri rezultuan 7057 bullgarë dhe rreth 2000 maqedonas.

Propagandisti thërret: Kapeni propagandistin

Duket se organizatat në fjalë udhëhiqen nga shprehja e perifrazuar “Hajduti thërret: Kapeni hajdutin”, e cila në rastin e tyre tingëllon kështu: “Propagandisti thërret: Kapeni propagandistin”.

Përkufizimi i fjalës “propaganda” përfshin shpërndarjen e informacionit të rremë me qëllim manipulimin e opinionit publik. I rremë është pretendimi i “Ilinden – Tiranës” për mungesën e bullgarëve në Shqipëri. Njohja e minoritetit e vërteton këtë, ndërsa censusi i zhvilluar gjashtë vjet më vonë e forcon atë edhe më tepër.

Me fjalë të tjera mysafiri ynë dhe informacioni i shpërndarë në emision bazohet në fakte, pra në të vërtetë, që është lehtësisht e verifikueshme, ndërsa organizata maqedonase në fjalë përdor pretendime të paverifikuara, çfarë në fakt paraqet propagandë.

Ndërsa akuza e kundërt për propagandë në fakt është dezinformim, që synon të ngatërrojë lexuesin. Me fjalë të tjera "propagandisti thërret: Kapeni propagandistin".

Българите в Албания, македонизмът и "Сръбският свят": Ервис Талюри в Студио Actualno Балкани (ВИДЕО)

Последвайте ни в Google News Showcase, за да получавате още актуални новини.
Ивайло Ачев
Ивайло Ачев Отговорен редактор
Новините днес